ISHTI zbulon cisternën me njëmijë litra gaz në bodrum: Ja nga erdhi shpërthimi Foto nga vendi i ngjarjes

ISHTI zbulon cisternën me njëmijë litra gaz në bodrum: Ja nga erdhi shpërthimi

12:16, 28/07/2017
A+ Aa A-

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka kontrolluar sot restorantin ku ndodhi shpërthimi në Velipojë, shkaktoi tre të plagosur rëndë dhe tronditi turizmin atje. ISHTI ka zbuluar një cisternë me njëmijë litra gaz në bodrumin e restoranti në pronësi të Seit Fishtës, përveç bombolave.

Sipas specialistëve, shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja e gazit prej kësaj cisterne dhe jo nga bombolat, të cilat kanë rezultuar të kolauduara. 

Cisterna me njëmijë litra gaz është përdoru për gatim në kuzhinë.

Tani, specilistët kanë nisur të procedojnë sipas ligjit për këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco