VIDEO/ Pamjet nga brenda, ja çfarë la pas zjarri i rënë në hotelin në Velipojë

VIDEO/ Pamjet nga brenda, ja çfarë la pas zjarri i rënë në hotelin në Velipojë

11:55, 28/07/2017
A+ Aa A-

Janë dashur më shumë se një orë kohë që të shuhet zjarri i rënë në një hotel në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Në pamje duken ambientet tërësisht të shkrumbuara të katit të parë të resortit.

Zyrtarisht, policia konfirmon se janë plagosur tre persona, më rëndë pronari i resortit Besnik Zejnuni 55-vjeç. Ai bashkë me dy të plagosurit e tjerë, Saida Spahija 19-vjeçe, jashtë rrezikut për jetën dhe Hektor Zenunaj, 33 vjeç do kurohen në QSUT.

Resorti turistik “Fishta” në Velipojë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00. Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak

kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco