VIDEO/ Pamjet e të plagosurve nga zjarri në spitalin e Shkodrës. Ja situata e fundit në Velipojë

VIDEO/ Pamjet e të plagosurve nga zjarri në spitalin e Shkodrës. Ja situata e fundit në Velipojë

11:12, 28/07/2017
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë paraditen e sotme në një hotel në Velipojë, në kulmin e sezonit turistik. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka viktima, por ka disa të plagosur. Në gjendje më të rëndë mësohet se është pronari i hotelit 50-vjeçari Besnik Zejnuni.

Edhe dy të plagosur të tjerë bashkë me pronarin, Hektor Zenunaj dhe Seida Spahija, janë sjellë për në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë në spitalin e Shkodrës siç edhe e shikoni në videon e mëposhtme.

Ndërsa në Velipojë duket se situata është nën kontroll pasi zjarrfikësit kanë mundur ti shuajnë flakët dhe situata është më e qetë. Njerëzit janë qetësuar, ndërsa ka pasur panik mes pushuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco