VIDEO/ Detaje nga Policia për Velipojën: Pronari i lokalit, në gjendje të rëndë. Ja si u njoftuam Policia në vendin e ngjarjes

VIDEO/ Detaje nga Policia për Velipojën: Pronari i lokalit, në gjendje të rëndë. Ja si u njoftuam

11:17, 28/07/2017
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi shpërthimin e madh që ndodhi sot në kompleksin Fishta në Velipojë e ku pati persona të lënduar.

Sipas Policisë, pronari i lokalit, Besnik Zejnuni, ku shpërtheu bombola e gazit, është në gjendje të rëndë, kurse dy personat e tjerë të lënduar, Hektor Zenunaj dhe Seida Spahihaj,  janë jashtë rrezikut për jetën. FNSH dhe Policia ndërkohë janë duke evakuar banorët nga godina ku ndodhej restoranti.  

Policia e Shkodrës njoftoi: "Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal. Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi Besnik Zejnuni 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër. Ata jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të cilët po bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco