Ja si ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë

Ja si ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë

09:45, 28/07/2017
A+ Aa A-

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi pas mesnatës në Prishtinë, kanë mbetur të vdekur katër persona, dy meshkuj dhe dy femra.

Dy meshkuj dhe dy femra kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur pasi makina e tipit “Audi” me targa gjermane.

“Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”, konfirmoi Hoxha për Gazetën Express.

Makina që po mbante pesë qytetarë, nga të cilët vetëm një i shpëtoi aksidentit, ra nga ura ndërsa u raportua se ata po udhëtonin për në Viti.

Hoxha thotë se njësitet relevante janë duke hetuar rastin dhe për detaje shtesë do të njoftojnë me kohë.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në ora 00:57 në rrethrrotullimin kryesor, magjistralja që lidh Mitrovicën me Prishtinën.

Zëdhënësi policor apelon dhe tregon se Policia e Kosovës pandërprerë ka apeluar posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco