Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

Kapet në Kosovë, plaku vrasës që i shpëtoi dënimit në Zvicër

Kapet në Kosovë, plaku vrasës që i shpëtoi dënimit në Zvicër

08:00, 28/07/2017
A+ Aa A-

Në vitin 2012 dy shqiptarë, at e bir, me prejardhje nga Kosova, kishin vrarë dy shqiptarë të tjerë po ashtu at e bir në Oensingen të Solothurnit.  Ata ishin të lidhur në miqësi mes tyre.

Gjykata e Lartë e Solothurnit e kishte dënuar babanë 54 dhe të birin 28 vjeçar në fund të vitit të kaluar me dënime burgu shumëvjeçar: 20 vjet për djalin dhe 18 vjet për të atin, shkruan polizeinews.ch. Por e meta e kësaj ishte se babai nuk ishte paraqitur fare në gjykim, pasi gjatë asaj kohe po shfrytëzonte pushimin që jep burgu, transmeton albinfo.ch.  Dhe për këtë pushim ai kishte shkuar në Kosovë, ku dhe ishte sëmurë. Nga ajo kohë ai kërkohej nga Zvicra, madje edhe me Interpol.

Por së fundi personi në fjalë është kapur nga policia kosovare, shkruan solothurnerzeitung duke cituar portalin kosovar indeksonline. Edhe policia e Kosovës e ka konfirmuar për  gazetën blick se është arrestuar një person me të dhëna të njëjta.

Edhe një pjesëtar i afërm i të dy familjeve i cili në të njëjtën kohë kishte qenë në Kosovë,  është shprehur i kënaqur me arrestimin, përcjell albinfo.ch. “Ne gëzohemi shumë. Unë shpresoj se ai tani do të përfundojë në burg”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco