U kap me fara kanabisi në Qafë-Thanë, rrëfehet vajza franceze: Më kishin thënë të mos shkoja në Shqipëri

U kap me fara kanabisi në Qafë-Thanë, rrëfehet vajza franceze: Më kishin thënë të mos shkoja në Shqipëri

23:18, 27/07/2017
A+ Aa A-

“Të gjithë më kishin thënë: Mos shko në Shqipëri, është e egër. Kështu që ti pyet veten se çfarë ndodh atje, si funksionon sistemi. Unë gjeta shumë njerzillëk, civilizim, dhe në fund ishte policia ajo me të cilën kisha probleme”.

Kashtë është shprehur Marion Coudair, vajza franceze e cila u lirua disa ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda kundrejt një garancie monetare prej 5.000 eurosh.

Vajza franceze u vu në pranga  më 14 qershor në pikëkalimin kufitar të Qafë-Thanës pasi në çantën e dorës iu gjetën 117 fara kanabisi. Marion Coudair, 21 vjeçe, mbante në çantën e saj të shpinës një sasi prej 117 farash kanabisi. Gjykata vendosi për të më 18 qershor masën arrest me burg për 30 ditë, ndërsa vetë francezja pohoi që farat i ka blerë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri me mendimin se ishin për konsum si fara të thata dhe se nuk ishte në dijeni të faktit se ishin fara të një bime narkotike.

Gjatë qëndrimit të saj në paraburgim në Shqipëri, vajza ka treguar për mediat franceze se ruan më shumë “mbështetje dhe ndihmë reciproke nga të burgosurat e tjera sesa agresivitet”.

    “Tre të katërtat janë atje (në burg) për prostitucion, drogë, grabitje, etj, për të ushqyer familjet. Përpiqem të kuptoj se si shoqëria jonë mund të jetë e balancuar”.

    Ajo ka treguar se ndihet e rebeluar dhe ndjen “një padrejtësi të thellë”.

    /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco