Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

EKSKLUZIVE/ Zbardhet vendimi i gjykatës së Durrësit për arrestimin e 'Zotit të drogës'

EKSKLUZIVE/ Zbardhet vendimi i gjykatës së Durrësit për arrestimin e 'Zotit të drogës'

21:41, 27/07/2017
A+ Aa A-

Syri.net ka siguruar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, ku kërkohet “arrest me burg” ndaj Alket Hatisë, të cilësuar si “Zoti i Drogës”.

Urdhri, ku pasqyrohet vendimi i Apelit të Durrësit që ka ndryshuar masë e sigurisë në ‘arrest me burg’ ndaj Hatisë, i dërgohet për ekzekutim policisë së Durrësit.

Pas arrestimit më kërkesë të autoriteteve italiane, Gjykata e Durrësit, më 11 korrik, liroi 45-vjeçarin duke vendosur ndaj tij masën e detyrim paraqitjes.

Prokuroria apeloi vendimin, dhe Apeli, me një vendim të dhënë tre ditë më parë, vendosi masën e arrestit me burg ndaj të ashtuquajturit “Zoti i Drogës”.

Hatija, tashmë ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. 

Image

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vora28/07/2017 00:32

dy here ne jave, cdo dite te Henen e trete te cdo muaji..... kush e kupton te lutem te shpjegoje se oficeri i policise gjyqesore sma merr mendja qe e kupton

Shto koment

Denonco