Shfaqen pamjet se si u rrëmbye Gaz Çollaku, por nuk dallohen asnjë prej rrëmbyesve

Shfaqen pamjet se si u rrëmbye Gaz Çollaku, por nuk dallohen asnjë prej rrëmbyesve

13:29, 27/07/2017
A+ Aa A-

Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë shfaqur pamje filmike të lokalit ku u rrëmbye Gazmend Çollaku. Në kamerën numër një dallohet një veturë Benz ngjyrë e bardhë, e cila pretendohet që është e Gazmend Çollakut, duke kaluar në rrugicën që të çon në lokalin “Portside” në Durrës.

Dy minuta pas kësaj në pamjet filmike shfaqet një veturë me portobagazh pa u dalluar tipi i makinës. Në pamjet filmike të kamerës numër 6 në orën 19:50 shfaqen disa persona që dalin nga një veturë ngjyrë e zezë dhe kryejnë disa lëvizje të çuditshme.

Personat që dalin nga makinat nuk dallohen që janë me veshje policie, por sipas dëshmitarëve pretendohet se ata kanë qenë me veshje policie, ndërsa nga kamerat nuk dallohet gjë.

Sipas pamjeve filmike Gazmend Çollaku është rrëmbyer menjëherë sapo ka dalë nga makina, pa mundur të futet në lokal.

Në seancën e ardhshme e cila do të zhvillohet më 14 shtator do paraqiten pamjet filmike të një kamera tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco