Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika dënohet me 4 vite burg, por i konvertohet në ...

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika dënohet me 4 vite burg, por i konvertohet në ...

13:03, 27/07/2017
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika është dënuar me 4 vite nga gjykata e qytetit bregdetar. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme.

Por pas vendimit për dënimin me burg, gjykata është shprehur se ai do të dënohet me kusht, që të bëjë 2 vite shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg për Gjikën dhe dënim për dy bashkëpunëtorë të tij.

Biznesmeni Artur Harxhi është dënuar me 4 vite burg, ndërsa Doriana Sulaj u shpall e pafajshme.

    Ja pretenca e prokurorisë në 29 qershor 2017:

    Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:

    -Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.

    -Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

    -Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

    -Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale e konkretisht:

    a) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

    b) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti, të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

    Gjika ka fituar dy procese ne ngarkim te tij, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe për ndërtim të paligjshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Laureat27/07/2017 14:18

    Denimi 4 vite burg konvertohet ne 2 vjet sherbim prove Denimi 3 vite burg konvertohet ne 3 vite sherbim prove Hajde qyfyre hajde

    Shto koment

    Denonco