FOTO/ Itali, kapet sasi e madhe heroine, tre shqiptarë në pranga. Ja emrat

FOTO/ Itali, kapet sasi e madhe heroine, tre shqiptarë në pranga. Ja emrat

17:25, 26/07/2017
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga efektivët në Itali, që kanë vënë në pranga tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë.

Arrestimet janë bërë nga Guardia di Finanza e Foggia-s. Në pranga janë vënë shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç, Orge Tusha 40 vjeç dhe italiani Alessandro Bonaventura, 38-vjeç. Mediat lokale raportojnë këtë të mërkurë se sasia e drogës së sekuestruar është 11,5 kg heroinë.

Ata u ndaluan teksa lëviznin me një makinë, në të cilën u gjet edhe sasi e lëndës narkotike e ndarë në paketime.

/SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco