VIDEO/ Si u zbuluan parcelat me kanabis të mbjella në Tepelenë, kush e informoi policinë?

VIDEO/ Si u zbuluan parcelat me kanabis të mbjella në Tepelenë, kush e informoi policinë?

16:13, 26/07/2017
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm të zhvilluar në Tepelenë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se informacionet në lidhje me këto parcela droge është dhënë nga SHISH. Burimet thanë se janë 3 parcela të mëdha me më shumë se 3 mijë rrënjë.

Operacioni në fshatin Nivicë ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit dhe kanë marrë pjesë forca të shumta të FNSH-së, të Policisë së Tepelenës dhe nga ministria e Brendshme.

Në këtë operacion i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i cili e ka vëzhguar nga afër këtë aksion.

Burimet thanë se zona ku ishte mbjellë ishte 2 orë në këmbë nga Tepelena. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco