VIDEO/ Zbardhen pamjet, si u arrestuan në pyll vrasësit e kuzhinierit në Borsh. Emrat e autorëve

VIDEO/ Zbardhen pamjet, si u arrestuan në pyll vrasësit e kuzhinierit në Borsh. Emrat e autorëve

11:45, 26/07/2017
A+ Aa A-

Janë zbardhur edhe pamjet e arrestimeve të dy autorëve të tjerë të vrasjes së kuzhinierit Premtim Bega, në mesnatë në Borsh. Policia gjithashtu ka bërë publik edhe emrat e tre të rinjve që janë arrestuar.

Në këto aksione janë përfshirë 30 forca policore, dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë  Sarandë, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë  Vlorë

Si rezultat i operacionit, ku u rrethua gjithë zona, u kapën dy autorët e tjerë të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e Premtin Begajt.

Operacioni i arrestimeve është bërë në pyllin e fshatit Kudhës.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy personat e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur në mesnatë.

Të arrestuarit janë:

Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.

Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco