Emigranti që vrau prindërit në Xhafzotaj, gjykata vendos: Të shtrohet në Psikiatri

Emigranti që vrau prindërit në Xhafzotaj, gjykata vendos: Të shtrohet në Psikiatri

11:27, 26/07/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot shtrimin në Psikiatri për vrasësin e prindërve, 29-vjeçarin Leo Nika, banor i fshatit Xhafzotaj të Durrësit.

Pas 60 ditëve burgim si masë sigurie, Gjykata ka vlerësuar raportin e mjekëve për gjendjen mendore të Nikës.

Leo Nika vrau me çifte në derën e shtëpisë babanë, Ali Nika, 70 vjeç dhe mamanë, Jenije, 66 vjeç.

Që prej kthimit nga Italia, djali q?7 vrau mjekohej për probleme të shëndetit mendor; gruaja dhe fëmija e tij nuk ishin në shtëpi kur ndodhi krimi, pasi kishin shkuar një ditë më parë te prindërit e së shoqes.

29-vjeçari ka rrëfyer motivet e grindjes që përfundoi në tragjedi. Në gjendje të rënduar psikologjike, Leo Nika tha se debati me prindërit nisi për para. I papunë dhe i pashpresë, Nika tregoi se donte te kthehej në Itali dhe për këtë paratë ua kërkonte prindërve.

Por i ati, Aliu dhe e ëma ia kanë refuzuar ndihmën, pasi ai kishte provuar më parë, por pa  sukses emigracionin. Nika ka deklaruar para hetuesve se nuk mbante mend se si e kishte marrë armën e gjahut dhe kishte qëlluar mbi prindërit.

Hetimet treguan se debatet në familjen Nika kanë qenë të vazhdueshme për shkak të pamundësisë së djalit për të siguruar të ardhura dhe mbajtur familjen. 22 vjet më parë, familja me origjinë nga Dibra ishte zhvendosur në Xhafzotaj të Durrësit për një jetë më të mirë. Nga fqinjët ata njiheshin si njerëz të qetë dhe punëtorë. Fëmijët e tjerë të çiftit Nika jetojnë jashtë vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco