VIDEO/ U denoncuan tek Edi Rama se morën 400 mijë lekë, arrestohen 3 tatimorë të Tiranës. Ja emrat

VIDEO/ U denoncuan tek Edi Rama se morën 400 mijë lekë, arrestohen 3 tatimorë të Tiranës. Ja emrat

12:54, 22/07/2017
A+ Aa A-

Tre punonjës të Tatimeve të Tiranës janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë marrë një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra.

Denoncimi është bërë administratorja e një biznesi në Spille të Kavajës dhe më pas është organizuar operacioni i koduar “TND”.

Në pranga janë vënë:

-Ermal Harizaj, 37 vjeç,  lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

-Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

-Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat  në Spille Kavajë, me administratore shtetasen  A. M., duke shpërdoruar detyrën  i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë (të rinj).

Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën  ndaj bizneseve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 e 25 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregtar, që gjendet në kushte shtrënguese si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurrim dhe i siguron të gjithë për gatishmërinë për të reaguar në kohë reale  e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco