VIDEO/ Atentati në Tiranë, 80 mijë euro për të ekzekutuar aktorin e njohur. Ja emrat e të arrestuave

VIDEO/ Atentati në Tiranë, 80 mijë euro për të ekzekutuar aktorin e njohur. Ja emrat e të arrestuave

12:35, 22/07/2017
A+ Aa A-

Atentati me armë që solli plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela) ka qenë një vrasje me pagesë. Për këtë krim, sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu janë paguar 80 mijë euro për të vrarë Manokun.

Në pranga sipas Veliut janë vënë, porositësi, ekzekutori dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Si ekzekutor është arrestuar Shkëlzen Buci nga Peshkopia dhe një bashkëpunëtori i tij.

Pjesë nga deklarata e Ardi Veliut:

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal.

Si rezultat i operacionit u arrestuan  të gjithë antarët e  grupit,  duke filluar nga porositësi,  ekzekutori dhe  përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën  do t'ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë,  i cila  ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar  arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  është  bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes. 

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit. 

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjesëtar aktiv i këtij  grupi kriminal .

Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Materialet në ngarkim të këtyre personave do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim  mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”  dhe “Armëmbajtje pa leje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco