Vdekja e adoleshentes ruse në Ksamil, dalin detaje të reja: Nuk ishte mbytje Tre ishujt, Ksamil

Vdekja e adoleshentes ruse në Ksamil, dalin detaje të reja: Nuk ishte mbytje

14:31, 21/07/2017
A+ Aa A-

Një adoleshente ruse 16-17 vjeçare ka gjetur vdekjen në det, tek tre ishujt në Ksamil, pas asaj që u njoftua si mbytje në det në mesditë.

Trupi i saj u dërgua për ekzaminime në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë zbuluar disa detaje të reja që nuk kanë lidhje me mbytjen: Goditje në trupin e 16-vjeçares, plagë në kokë dhe në gjymtyrë.

Familjarët e saj janë shprehur se vajza mund t'u jetë goditur nga një motor uji. Nëna e viktimës është marrë në pyetje nga Policia.

Policia ka deklaruar se ka dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji apo të ketë rënë nga ndonjë shkëmb, por deri tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Për ngjarjen është njoftuar dhe  Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.”
Trupi i saj i vajzës do të dërgohet në Tiranë për ekspertizën mjeko ligjore, ndërkohë po punohet edhe për gjeneralitetet e plota të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shteti leshit22/07/2017 15:07

si ky vend me keto njerez derra zor se gjen. a ka shtet ligj dhe polici ky vend? ky nuk eshte rasti i pare qe ndodh pasi disa here jane vrare plazhistet nga motoret e ujit , vjet ishte nje tjeter rus qe vdiq. perse jemi te pa mbrojtur? sepse shteti sdo te funksionoje? duhet te vihen shenja ne det qe motoret mos te guxojne ti shkelin dhe nese i shkelin te meren penalisht dhe mjeti sekuestrim direkt. dhe pastaj te shikojne maskarenjte qe shesin pordhe midis plazhisteve a ua mban apo jo.ne rast te kundert vetem vdekje do te kete....

githbo21/07/2017 15:55

gjynof. shpresoj te jete mbytje dhe goditje me motorr se do ishte edhe me e dhimbshme per prinderit

Shto koment

Denonco