12-vjeçari durrsak i zhdukur prej 2 javësh, nëna kujtohet të njoftojë në Polici

12-vjeçari durrsak i zhdukur prej 2 javësh, nëna kujtohet të njoftojë në Polici

12:07, 21/07/2017
A+ Aa A-

Një nënë e re nga Sukthi i Durrësit ka denoncuar në polici largimin e djalit të saj të mitur nga banesa.

Sipas kallëzimit të saj, djali 12 vjeç ka dy javë që është larguar nga banesa, dhe nuk dihet se përse ajo ka pritur kaq gjatë që të denoncojë largimin e tij.

“Më datë 20.07.2017, ora 10:15, ka bërë kallëzim shtetësia Xh.K. 27 vjeçe, banuese në Katund Sukth, Durrës, pasi para dy javësh i është larguar nga banesa djali, shtetasi A.K. 12 vjeç”, njofton policia e Durrësit, e cila thekson se ndërkohë ka nisur puna për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco