Arrestohet i riu që plagosi aktorin e njohur në Tiranë. Ja emri I plagosuri Mishel Manoku (Prela)

Arrestohet i riu që plagosi aktorin e njohur në Tiranë. Ja emri

11:32, 21/07/2017
A+ Aa A-

Arrestohet personi që tentoi të vriste aktorin Mishel Manoku (Prela)  mbrëmjen e djeshme pranë gjimnazit Partizani në rrugën "4 Dëshmorët" Tiranë. Ai është Miklar T. 31 vjeç, banues në Tiranë.

I arrestuari qëlloi 8 herë në drejtim të Manokut duke e plagosur. Aktori njihet edhe me emrin Mishel Prela.

Sipas Policisë Tiranë, "arrestimi i tij u bë pasi më datë 20.07.2017 dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin M.P, 31 vjeç, në pjesën e barkut dhe gjymtyrë. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga kqyrja dhe veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja të qitura nga një pistoletë.

Miklar T. tani akuzohet për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga neni 78/22/25 dhe 279 të Kodit Penal.

Grupit hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja

Mbrëmjen e djeshme shumë pranë gjimnazit “Partizani”, në rrugën “4 dëshmorët” në Tiranë u qëllua me armë zjarri ndaj një 28 vjeçari i cili mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.

28-vjeçari i plagosur u identifikua fillimisht si Edison Delia edhe pse fillimisht para policisë kishte deklaruar një identitet të rremë, emrin Nishe Prendi.

Por megjithatë as emri Edison Delia nuk është i vërtetë, pasi personi në fjalë quhet Mishel Manoku, aktor shqiptar i cili ka luajtur në filmin “Saimir” si djali i Xhevdet Ferrit.

Personi në fjalë ka qenë në të shkuarën në Itali i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo mendohet se mund të jetë një prej pistave ku policia dyshon se ai mund të jetë bërë shkak për  atentatin ndaj tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco