Arrestohet i kërkuari nga Krimet e Rënda për trafik droge. Ja emri

Arrestohet i kërkuari nga Krimet e Rënda për trafik droge. Ja emri

10:41, 21/07/2017
A+ Aa A-

Një i shpallur në kërkim për trafik droge është vënë në pranga, pasi kërkohej nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Burime nga policia thanë se është vënë në pranga një 37-vjeçar nga Tirana.

Oficerët e hetimit të krimit të organizuar të Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga  Florenc Tresën, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë me vendimin e datës 14 prill 2017 ka caktuar masën arrest me burg për akuzën e "trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim".

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco