Ksamil, rrezikon të mbytet skafi anglez me 6 të rinj

Ksamil, rrezikon të mbytet skafi anglez me 6 të rinj

13:37, 20/07/2017
A+ Aa A-

Një motoskaf me flamur anglez me 6 persona brenda ka rrezikuar të mbytet dje në Ksamil dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia Kufitare. Drejt tij u dërguan menjëherë dy patrulla që kanë arritur t'i nxjerrë shëndoshë e mirë në bregdet në Ksamil, pushuesit. Ngjarja ndodhi pasdite tek Kepi i Mërtesës.

Policia tha se motoskafi me emrin "Bayener Boa" me flamur anglez në pronësi të shtetasit B.S kishte pësuar defekt në motorra.

Në bordin e motoskafit ndodheshin 6 shtetas, pushues nga mosha 26 deri në 32 vjeç, të cilët u shpëtuan dhe u nxorën në breg të Ksamilit.

Të gjithë personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pa probleme për shëndetin e tyre. Nga hetimet proceduriale të policisë, ka rezultuar se mjeti lundrues kishte dalë në det konform rregullave ligjore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco