Tragjedi në mesnatë në Lushnje, i riu gjendet i varur në kopshtin e shtëpisë

Tragjedi në mesnatë në Lushnje, i riu gjendet i varur në kopshtin e shtëpisë

09:45, 20/07/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një i ri është gjetur i vetëvarur në kopshtin e banesës së tij.

Burime nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Zgjanë të Lushnjes nga familjarët është gjetur i vetëvarur në një pemë 23-vjeçari me inicialet A. A.

“Rreth orës 02:05, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në kopshtin e banesës, shtetasi A. A., 23 vjeç, banues në fshatin Zgjanë, Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu thanë se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco