FOTO - EMRI/ Ja kush është grosisti i heroinës i arrestuar në Durrës, një nga personat më të kërkuar në Itali

FOTO - EMRI/ Ja kush është grosisti i heroinës i arrestuar në Durrës, një nga personat më të kërkuar në Itali

20:37, 18/07/2017
A+ Aa A-

Dario Myftiu, 38 vjeç, i arrestuar sot në Durrës, konsiderohet një ndër njerëzit më të kërkuar në Itali. Myftiu, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh, është vënë në pranga pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Padovas më 6 Korrik të këtij viti për trafik droge, njoftoi Policia e Durrësit.

Image

Sipas informacione nga përtej detit, Myftiu, i arrestuar dy herë në Itali, por, pas arrestimit për herë të fundit, është lënë i lirë për një gabim burokratik të drejtësisë italiane.

Myftiu, i njohur edhe si Aurel Hoxha, përshkruhet si një person i cili nuk ka bashkëpunuar me autoritet italiane, dhe ka preferuar të mbetet i heshtur.

Mbledhja e parave të drogës dhe arrestimi në Padova

Në gusht 2016 ishte hera e fundit. 37-vjeçari, i cilësuar si një ndër njerëzit më të kërkuar në Itali, u vu në pranga në Padova. Në një artikull të publikuar më 26 gusht 2016, “Corriere” shkruante se: Myftiu erdhi në Padova disa ditë më parë për të mbledhur të ardhurat nga shitja e drogës në Padova e Veneto. Vendbanimi i tij i përkohshëm ishte një vilë në Sarmeola, në rrugën “Treviso”, në një banesë dhënë me qira një studenti, për të cilin nuk dyshohej. Aty, agjentët gjetën 161.500 euro. Para këto, që do të dërgoheshin nga Dario Myftiu te “Zotërit e Drogës” për të cilët ai punonte: mafies shqiptare, që shpesh bashkëpunonte me Ndrangheta-s në trafikimin e dograve në Europë dhe pjesën tjetër të Botës. Policia kishte marrë informacione një ditë më parë se Myftiu do të vijnë në këtë zonë për të bërë punën e tij.

Rafineria e drogës

38-vjeçari shqiptar, ka qenë në qendër të një hetimi nga forcat speciale të karabinierëve të Romës, që disa vite më parë e arrestuan në Bergamo. Në apartamentin e tij, u gjetën 30 kilogramë heroinë dhe një rafineri e mirëfilltë me vlerë rreth 1 milionë e 500.000 euro.  Myftiu dënua dhe përfundoi në burg, duke shlyer një pjesë të dënimit, ndërsa më pas gjykata dha ndaj tij një urdhër-dëbimi nga Italia deri në vitin 2022 dhe kështu, 38-vjeçari u la i lirë. Urdhër që ai nuk e zbatoi, por u tregua i gatshëm të vihet sërish nën urdhrat e “Zotëve të Drogës”. Kështu, u arrestua në gusht në Padova, por që më vonë do të fitonte sërish lirinë.

Lirimi nga burgu

Pas arrestimit në gusht 2016, ai u la i lirë për një gabim burokratik të drejtësisë italiane. Shqiptarit nuk i ishte komunikuar zyrtarisht dekreti i ndalim të hyrjes në Itali deri në vitin 2022 dhe kështu u lirua, për tu arrestuar sot në Durrës, pas urdhrit të fundit të gjykatës së Padovas, dhënë më 6 Korrik.

Grosisti i heroinës

Në një vendim të dhënë disa ditë më parë, gjykata e Padova dënoi me burg për trafik droge dy shqiptarë: Erald Guza, 29 vjeç dhe Petrit Stojku, 32 vjeç.

I pari u dënua me 7 vite e gjysmë burgim, ndërsa Stojku me 7 vite, të dy pjesë e një organizate që trafikonin drogë. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, u sekuestruan 2.4 kg heroinë dhe 150 mijë euro të përfituara nga aktiviteti i trafikimit të drogës.

Sipas hetimeve për këtë rast, u zbulua se furnizuesi i drogës ishte pikërisht Dario Myftiu.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco