Shkodër, zjarri i afrohet telave të tensionit të lartë

Shkodër, zjarri i afrohet telave të tensionit të lartë

19:11, 17/07/2017
A+ Aa A-

Këtë pasdite, një vatër zjarri është përhapur në Madhesh të Matit ku në rrezik janë disa banesa. Zjarrfikësja nuk mund të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë.  Zjarri ka rënë një sipërfaqe me dushk dhe lisa shumëvjeçar.

Një tjetër  vatër zjarri është regjistruar edhe tek lagjja 'Kodra e Tepes' në Shkodër ku flakët rrezikojnë të djegin edhe telat e tensionit të lartë. Zjarrfikësit, policia dhe banorët janë në terren për shuarjen e flakëve

Era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa shkaku i zjarreve në këto dy raste nuk dihet ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco