FOTO/ Aksidenti i ministrit Ahmetaj, flet shoferi i autobusit: Po mundohen të fshehin fajtorin e vërtetë

FOTO/ Aksidenti i ministrit Ahmetaj, flet shoferi i autobusit: Po mundohen të fshehin fajtorin e vërtetë

14:44, 17/07/2017
A+ Aa A-

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë ditës së djeshme pësoi një aksident automobilistik në Kumanovë të Maqedonisë. Në aksident u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ndërsa numri i personave të lënduar shkonte në rreth 18. Ish- ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, fillimisht u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës.

Fillimisht ishte  zv. ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, e konfirmon lajmin përmes një statusi në Facebook, duke i uruar shërim të shpejtë Ahmetajt. Ai publikoi edhe një foto gjatë vizitës së tij në spitalin e Kumanovës, ku Ahmetaj ka marrë mjekimin.

Por në një rrëfim për “Gazetën Express”, Izahir Ejupi, shoferi i autobusit që u përplas me makinën e ish- ministrit tregon si ndodhi aksidenti, duke hedhur edhe disa hije dyshime për ato që është raportuar mbi ngjarjen.

Përshëndetje zotëri, jeni shoferi i autobusit që u përplas ditën e djeshme me makinën e ish- ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Përse i jeni drejtuar gazetës sonë?

“Ne lidhje me lajmin e aksidentit të ish- ministrit të Shqipërisë dua të denoncoj të vërtetën që mos hidhet “baltë” mbi ngjarjen dhe të dihet e vërteta për opinionin e më gjerë.

     Unë jam shoferi i autobusit që u përfshi në aksident dhe e vërteta është se aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e automjetit në të cili ndodhej ish- ministri dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore.  Dua që mos të manipulohet me ngjarjen, pasi më të dëmtuar jemi në me autobus dhe që s’kemi pasur asnjë faj”.

    Ku bazoheni që thoni se shkak u bë shpejtësia e madhe dhe jo lagështira në rrugë siç kanë dëshmuar edhe autoritetet maqedonase?

    Kam fakte plot dhe dëshmitar edhe vetë fotot tregojnë realitetin. Unë isha në rrugën time ku ai më para ka tejkaluar një makinë tjetër dhe direkt u përplas me ne.

    Cili ishte destancioni juaj, nga jeni nisur?

    Ne vinim nga Zvicra, jemi nisur nga St. Gallen deri në Strugë. Autobusi ishte plot me udhëtarë dhe në hyrje të Kumanovës ndodhi aksidenti. Në hyrje e pashë që automjeti xhip, Range Rover vinte me shpejtësi të madhe që kaloi në anën time ku isha duke ecur. Unë e ndalova fare autobusin dhe u mundova maksimalisht te largohesha nga rruga, por fatkeqësisht xhipi nuk mundi të ndalej nga shpejtësia, ai humbi kontrollin dhe më goditi në pjesën para, në të majtë dhe u rrokullis në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një veturë tjetër. Shkaku nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia dhe mos respektimi i sinjaleve në komunikacion.

    Si është gjendja juaj dhe e pasagjerëve të tjerë të autobusit?

    Për fat të mirë shpëtuam me lëndime të lehta trupore kurse nga udhëtarët 14 ishin me lendime të lehta veç njëri pak me shume që u kurua në spitalin e Kumanovës. Shkuam fillimisht në spital për kontroll pastaj në polici dhamë deklarata dhe na lanë të lirë.

    Po nga ana e makinës së ish- ministrit?

    Nga ata shoferin dhe një nga person tjetër i dërguan në spitalin e Shkupit kurse ish- ministrin dhe një tjetër në spitalin e Kumanovës me lëndime të lehta.

    Ju jeni i punësuar në këtë kompani udhëtimi?

    Jam i punësuar si shofer. Unë jam Izahir Ejupi nga F.Gradec komuna e Vrapçishtit Gostivar dhe banoj në F. Gradec. Autobusi ka targa GV 5438 AB. Dua të theksoj edhe diçka tjetër se zëvendësministri i Puneve të Brendshme të Maqedonisë Nuhiu e vizitoi ish- ministrin në spital ndërsa neve të gjithëve si udhëtarë të lënduar jo.

    Çfarë kërkoni nga drejtësia?

    Asgjë tjetër veçse të zbardhet e vërteta dhe të mos manipulohet me ngjarjen./Gazeta Express

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Serxho17/07/2017 18:25

    Kur shoferi eshte i blere normal qe keshtu do te thote, kur media esht kaq e interesuar ti marri burimet e sakta mos merret me spekulime, duket qarte qe ska asgje te vertete nga keto qe shkruhen dhe deshmitari ska dyshim qe eshtw i blere.

    Fiona17/07/2017 17:04

    Te shkuara te lenduarve shyqyr qe spati ndonje gje me te rende, pa deshmitare si ky qe shiten per 5 leke gjen sa te duash qytetari dixhital... , sikur ska maqedonia organe dhe mbeti analiza e ngjarjes ne dore te shoferit te autobuzit. Duken totalisht qr jane trillime, pse spyetet policia maqedonase po merreni me deshmitare te blere.

    Dori17/07/2017 16:59

    aksidenti djeshem po perflitet me shume sec duhet per mendimin tim, nje gzim i madh per ca palo media qe po hedhin balte mbi zotin ahmetaj pa ditur fare si qendron e verteta

    Tina17/07/2017 16:56

    Kam besim qe pala maqedonase do e zbardhi nje ore e me pare kte punen e aksidentit , nuk besoj se i druhet asgjeje ti japi nje pergjigje te mire qytetarit dixhital e ketyre palo komentuesve qe sdijne tjeyer gje vecse te shpifin, flasin pa fakte pa gje tamam si militant

    Rona17/07/2017 16:51

    Mendoj qe gjithkush qe ka qene prezent ka lirine te shprehi mendimin e tij, por eshte me mire qe kete ngjarje ta zbardhin organet kompetente. Kam pershtypjen se pala Maqedonase nuk ka asnje lloj ndikimi per te fshehur dicka, nuk besoj qe shkaktari te jete z.Arben, me mire te leme te shprehen organet perkatese. Pavaresisht te gjithe e mira eshte qe te gjithe jane shendosh e mire.

    leo17/07/2017 15:25

    po tpysesh te gjithe aty secili nga ata kane per tdhene version ndryshe nga njeri tjeteri. policia maqedonase nuk ka perse te dal e te genjej se detyra e saj eshte ti sherbej popullit e jo ti hedh hi ne sy per te mbuluar dicka. po hajt se ne me kte pune merremi gjith diten. trillimet tani na jane bere si buk e djathe. edhe nje here sherim te shpejt te lenduarve

    Shkodran17/07/2017 15:10

    Ju thash qe ishte shpejt.... sepse vetem shpejtesia mund ta bej ate rrokullisje ne ate gjendje...beni pordha me leket e popullit,hankshi koken tuj pa te keqen e njerezve te pafajshem....shikoni se mos dhe ndnj bionde me vete...

    Shto koment

    Denonco