Aksident tek ‘Don Bosko’, makina përplas një adoleshent, ndalohet shoferja

Aksident tek ‘Don Bosko’, makina përplas një adoleshent, ndalohet shoferja

12:58, 17/07/2017
A+ Aa A-

Një 18-vjeçar është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë. Burime nga policia thanë se në orën 11:59, është marrë një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e "Don Boskos".

Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur 18-vjeçari me inicialet A. N., nga mjeti i tipit "Volksvagen", me  drejtuese shtetasen M. F.

I riu i aksidentuar ka qenë duke kaluar rrugën e "Don Boskos" ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit "Volsvagen"

Ai është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco