VIDEO/ Sekuestrohen në Shkodër 4 kg heroinë dhe 32 kg kanabis, trafikantët ikin me vrap

VIDEO/ Sekuestrohen në Shkodër 4 kg heroinë dhe 32 kg kanabis, trafikantët ikin me vrap

12:15, 17/07/2017
A+ Aa A-

Një sasi prej 4 kilogramësh heroinë dhe 3.2 kilogramësh kanabis sativa është kapur në Kastrat të Malësisë së Madhe, por dy personat që po e trafikonin kanë ikur me vrap.

Sekuestrimi është bërë gjatë operacionit  të koduar "Bukoviç".

Aksioni është bërë në vendin e quajtur “Bukoviç”, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, rreth 100-150m larg kufirit të gjelbër, kur dy persona po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare menjëherë janë vënë në ndjekje të tyre si dhe  kanë kërkuar mbështetje me forca të tjera ku është njoftuar edhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore  të Policisë Shkodër.

Dy personat që po transportonin lëndën narkotike sapo kanë diktuar se po ndiqeshin nga Policia  kanë braktisur lëndën narkotike dhe duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së  Policisë.

Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje  dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë  kanabis sativa.

Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese  plastmasi me  lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.

Lënda narkotike  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë shpallur në kërkim dy të rinj nga Shkodra ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Po vijon puna për  kapjen dhe  vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Dosja i është kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për akuzën e “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco