Durrës, tre makina në kaos prej një të dehuri

Durrës, tre makina në kaos prej një të dehuri

11:23, 17/07/2017
A+ Aa A-

Një aksident ku janë përfshirë 3 mjete ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, por ku nuk ka pasur viktima, fatmirësisht. Shkaktar u bë shoferi i dehur i "Fiat"-it, H. Bregasi, 41 vjeç, që iu sul një Benz-i dhe një Ford-i.

Ngjarja që shkaktoi kaos ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”.

Bregasi, banues në Durrës, u arrestua menjëherë për “drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Duhen17/07/2017 12:42

Patrulla policie me radar, heqje patentash per shpejtesi dhe shkeljet e renda rrugore te perfshihen ne dy katekori ligjore, si vrasje nga pakujdesia dhe vrasje me paramendim.

Shto koment

Denonco