FOTO/ Përcillet si hero, i riu nga Tetova që dha jetën për të shpëtuar dy vajza në Vlorë

FOTO/ Përcillet si hero, i riu nga Tetova që dha jetën për të shpëtuar dy vajza në Vlorë

10:41, 17/07/2017
A+ Aa A-

Është përcjellë si hero, i riu nga Tetova që humbi jetën duke u munduar për të shpëtuar dy vajza në bregun e Zvërnecit në Vlorë.

24-vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Benjamin Ferati është përcjellë një ditë më parë për në banesën e fundit.

Varrimi i tij u bë, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Kamjan.

Ai do të kujtohet si hero që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza në Zvërnec, edhe pse nuk mundi ta bëjë dot, pasi dallgët ishin më të forta se ai.

Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa lajmi për aktin e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediet shqiptare, boshnjake dhe në të gjitha rrjetet sociale.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco