Sherr me thika në një lokal në Shijak, një i plagosur, një i arrestuar. Ja emrat

Sherr me thika në një lokal në Shijak, një i plagosur, një i arrestuar. Ja emrat

10:19, 17/07/2017
A+ Aa A-

Një konflikt çasti mes dy të rinjve në Durrës, për pak ka përfunduar në tragjedi, pasi njëri prej tyre ka tentuar të vrasë tjetrin.

Nga burimet e policisë, mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 12 ditën e diel, kur autori Mariglen Berahi 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, ndodhej në një lokal në këtë zonë.

Pas një konflikti me shtetasin E.R. 30 vjeç, banues në Durrës, që sipas policisë ka qenë për motive të dobëta, ai ka tentuar ta vrasë me thikë duke e goditur në trup.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 27-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës nga ana e specialistëve të Krimit. Ai do të përballet me drejtësinë nën akuzën e vrasjes me dashje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco