Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën e Kumanovës, ku i plagosur ka mbetur edhe Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave të Shqipërisë.
Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë Range Rover, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus.
Nga fotot e bëra publike duket se makina ku udhëtonte Ahmetaj është shkatërruar thuajse e gjitha në pjesën e parë, duke përfunduar më pas e përmbysur në rrugë.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kumanovës.
© SYRI.net
Arben Ahmetaj ecen si i shkalluar, parakalon si idiot dhe tregon MADHESHTINE E PUSHTETIT NE MAKINE, dy here jam ndeshur me kete makine te KRISUR, shpresoj se e mori mesimin pa u bere sakat, Makinave te Pushtetareve duhet ti hapesh rrugen pa e ditur!!
Ben te shkuara dhe pac shendet sa me te gjate. Zgjidhi shoferet e mire o Ben
sherim sa me te shpejt, shyqyr zotit te gjithe jane shendosh e mire.
Sherim sa me te shpejt per te gjithe te aksidentuarit te perfshire ne kete ngjarje te rende
Ishte me X makin ishte me Y makine. shalla esht mire me shendet dhe te mos kete te lenduar .
shyqyr qe kaloi me lendime te lehta per te gjithe
Range Rover Ahmetajt thote , po ku e dini ju kujt i perket makina