Tragjedi në Itali, makina përplas çiftin shqiptar, gruaja vdes, burri rëndë. Ja emrat

Tragjedi në Itali, makina përplas çiftin shqiptar, gruaja vdes, burri rëndë. Ja emrat

15:33, 16/07/2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Genova, ku një çift shqiptar ishte duke udhëtuar më një motor, kur është përplasur nga një makinë.

Ata ishin duke udhëtuar në autostradën A26 në Masone në drejtim të Ligurias, kur janë përplas nga makina dhe kanë përfunduar në asfalt. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, por disa orë më vonë gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është jashtë rrezikut për jetën, shkruan SYRI.net.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.

Çifti mësohet se ishte nisur për tu bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet. Ata jetonin në Cormano në Milano dhe udhëtonin me një motor Kavasaki, që drejtohej nga shqiptari Aleks Gjika, 40 vjeç punonte në një ndërmarrje ndërtimi, i cili mësohet se ndodhet në gjendje shoku në spital, bën të ditur SYRI.net.

Ndërsa gruaja e tij, Denisa Veliko, fatkeqësisht nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment