VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në fast food-in tek ‘Inxhinieria e Ndërtimit’, shoqërohet e gjobitet pronari

VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në fast food-in tek ‘Inxhinieria e Ndërtimit’, shoqërohet e gjobitet pronari

13:57, 08/07/2017
A+ Aa A-

Këto janë pasojat e një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e të shtunës, nga rrjedhja e gazit nga një bombël gatimi në këtë lokal në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:20 minuta. Bombolat ishin vendosur në kuzhinën e lokalit, ku besohet se ka pasur një defekt në pajisjet e gatimit.

Nga shpërthimi u dëmtua i gjithë lokali, duke shkatërruar madje edhe muret e jashtme të katit të parë të pallatit ku është vendosur ku ambient.

Shpërthimi ka prekur edhe rrjetin e energjisë elektrike të pallatit dhe aktualisht ende nuk ka energji në pallat.

Shpërthimi shkaktoi frikë dhe panik tek banorët të cilët u detyruan të qëndronin në banesat e tyre dhe ata që ndodheshin më pranë të largoheshin. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse që mbërritën në vendin e ngjarjes, pas më tepër se një ore mundën të ndërhyjnë për të shuar flakët.

Burime të policisë thanë se banorët herë pas here janë ankuar për aromën e rëndë të gazit dhe të ushqimeve që gatuheshin në këtë lokal.

Policia ka shoqëruar në ambientet e saj pronarin e lokalit për të marrë deklarime, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Nga ana tjetër mësohet se pronari është gjobitur nga institucionet me 5 milionë lekë gjobë, pasi nuk ka siguruar kushtet e duhura për të punuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco