Aksident i rëndë në Himarë, vdes një 39-vjeçar

Aksident i rëndë në Himarë, vdes një 39-vjeçar

14:50, 03/07/2017
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Himarë.

Burime nga policia thanë se një i ri rreth orës 02:05, në Himarë, duke udhëtuar me motor tip "Hamer" me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket 39-vjeçarit me inicialet K. Sh., banues në Tiranë.

Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco