Kapet me 500.000 euro drogë, arrestohet trafikanti shqiptar FOTO ilustruese

Kapet me 500.000 euro drogë, arrestohet trafikanti shqiptar

21:15, 27/06/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar 37 vjeç është arrestuar së fundmi në Itali, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Ai udhëtonte me një makinë tip “Audi A2” së bashku me një rumune 40 vjeçe, kur është ndaluar nga Guardia di Finanzia në afërsi të Bolonjës për një kontroll.

Sjellja nervoze e tyre bëri një efektivët të ushtronin një kontroll të hollësishëm në kokainë, raportojnë mediat lokale, pa bërë të ditur identitetin e dy të arrestuarve.

Me ndihmën e qenve anti-drogë, në makinë u gjetën rreth 2.5 kg kokainë. Nëse hidhej në treg, kjo sasi droge vlerësohet se do të gjeneronte 500.000 euro.

Pas zbulimit të sasisë së kokainës, shqiptari dhe gruaja rumune u vunë në pranga.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco