Aksident i rëndë në Milot - Rrubik, vdes 45-vjeçari

Aksident i rëndë në Milot - Rrubik, vdes 45-vjeçari

20:01, 27/06/2017
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot - Rubik , në vendin e quajtur Fang në Mirditë.

Policia bën me dije se mjeti Peugeot me targa XA16DHL ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet, i V.K. banues në Mirditë.

I plagosur është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia bën me dije se grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco