Krimet e rënda lirojnë ‘Ben Çamin’, i ndryshojnë akuzën nga trafik droge në ...

Krimet e rënda lirojnë ‘Ben Çamin’, i ndryshojnë akuzën nga trafik droge në ...

15:33, 27/06/2017
A+ Aa A-

Lutfi  Shabani i njohur edhe me emrin ‘Ben Çami’ është liruar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi është marrë ditën e sotme pasi prokuroria ka vendosur që ti ndryshojë akuzën atij nga ‘trafik droge’ në ‘moskallëxim krimi’.

‘Ben Çami’ u arrestua në Durrës në lidhje me një kamion të mbushur me 570 kg drogë, kanabis sativa, që po transportohej për në Turqi.

Dy bashkëpunëtorët e tij sipas prokurorisë ishin Eldi Zahiri e Janaq Kaceli. Por sot ai është lënë i lirë.

Ai u vu në pranga në muajin Shkurt 2016 në qytetin e Durrësit dhe akuzohet se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në trafikun e lëndës narkotike që u sekuestrua në Kapshticë, ku u vu në pranga një shofer.

Më pas policia arrestoi edhe personin që pretendohet se është bashkëpunëtor me shoferin, ndërsa hetimet kanë çuar në pranga edhe Lutfi Shabanin, e madje sipas policisë ai është personi kryesor që ka kthyer në skenë edhe njëherë një prej linjave më të fuqishme të trafikut të drogës; atë me Turqinë.

Në atë kohë Policia e Shtetit bëri me dije se kishte dyshime se mund të jetë vendosur sërish linja e trafikut të drogës me Turqinë, ashtu siç ka qenë edhe më pare. Ndërkohë tashmë prokuroria ka mbyllur hetimet për këtë grup, duke ngritur akuzën e "Trafikimit te narkotikeve", në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco