Policia zbardh ngjarjen e rëndë në Shëngjin. Arrestohet një peron, 3 në kërkim

Policia zbardh ngjarjen e rëndë në Shëngjin. Arrestohet një peron, 3 në kërkim

21:37, 25/06/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja janë bërë me dije nga Policia lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Shëngjin, që detyroi edhe ish kreun e LSI-së, Ilir Meta, të udhëtojë për në Shëngjin.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 10:15, është marrë njoftim se në Shëngjin -  Lezhë , përpara ambienteve të restorant “Detari” ka pasur një koflikt midis disa personave dhe se është qëlluar me armë zjarri.

Me të marrë njoftimin ,  nga ana jonë është formuar grupi hetimor, është shkuar menjëherë në vëndin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Task Forces pranë  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore  të kryera deri tani , ka rezultuar se ka qenë një konflik  midis dy grupesh personash,i cili  fillimisht ka nisur si  debat  verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e  me mjete të forta mes tyre , si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin - Lezhë.
 
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale,  është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje , shtetasit :

-  G.M. 25 vjeç,  banues në  Lezhë
-  S. N. 19 vjeç, banues në  Lezhë
- D.N. 20 vjeç , banues në  Lezhë

Po kështu në vijim të  veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Aleksandër Ujka, 54 vjeç,  banues në Shëngjin -  Lezhë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i  pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi ,  janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike  të  rregjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja. 

Në vëndin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një  automjet i  tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri.

Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur.

Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore e proçeduriale ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbi bazen e neneve 278 / 274 /301 dhe 329 te Kodit Penal  për veprat penale “Armëmbajtje pa leje", " Prishje e rendit dhe qetësisë publike",  "Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

meri meri26/06/2017 11:07

policia si gjithmon per te siguruar qetesine ,rendin publik..bravooo

miri laci26/06/2017 02:04

Polici do realizoje nje hetim te sakte dhe po ben nje pune te shkelqye rne kapjen e krimineleve qe perpiqen te prishin qetesine ne vend dhe te shkaktojne probleme ne procesin zgjedhor.

KEJDI DEMIRI26/06/2017 02:01

si gjithmone shkaktaret e problemeve jane anetaret e LSI

ana cakej26/06/2017 02:00

policia si gjithmone duke hetuar rastet dhe u perpjekur te ruaje rendin.

heu heu25/06/2017 21:57

Ju lajmërova që Ndoka i lezhës do bëjë namin.

Shto koment

Denonco