Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Incidentet zgjedhore në Korçë, 2 të arrestuar. Emrat

Incidentet zgjedhore në Korçë, 2 të arrestuar. Emrat

21:20, 25/06/2017
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Korçë: Enea Kambo, pasi ka fotografuar votën dhe Andimjano Ravolli, anëtar komisioni në një QV atje, i cili ka votuar dy herë.

Fotografimi i votës

Rreth orës 14.30 është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së votimit nr.3665/1, e cila ndodhet tek Shkolla 9- vjeçare «Sotir Gurra», ZAZ 72, se është bllokuar procesi i votimit pasi nga anëtarët e komisionit të qëndrës së mësipërme është konstatuar një shtetas i cili po fotografonte votën e tij, njofton policia.

Me vendimin nr 2 të datës 25.06.2017, të Komisionit të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë kanë hyrë në qendrën e votimit ku nga kryerja e veprimeve të para, rezulton se shtetasi Enea Kambo, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek vendi i fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet ka bërë fotografimin e fletës së votimit, veprim që është parë nga anëtarët e komisionit.

Shtetasit të mësipërm i është bllokuar nga Komisioni, fleta e votimit dhe në këtë moment ky i fundit, menjëherë është larguar nga Qendra e Votimit.

Nga ana e Policisë, në konsultim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u kryhen veprimet e para proceduriale në përfundim të të cilave u bë kapja dhe arrestimi në i shtetasit të mësipërm për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Votimi 2 herë

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i: Andimjano Ravolli, 24 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736 (për LSI), në fshatin Barç-Korçë ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve.

Por gjithashtu ka votuar edhe duke u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve, në qendrën e votimit  me nr 3736/1 të fshatit Barç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, neni 327/a i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco