Sherr me kryetaren e komisionin, nis procedimi penal për 33-vjeçarin

Sherr me kryetaren e komisionin, nis procedimi penal për 33-vjeçarin

20:48, 25/06/2017
A+ Aa A-

Ndaj një 33-vjeçari në fshatin Xarë të Konispolit ka nisur procedimi penal, pasi sipas policisë, është konfliktuar verbalisht me kryetarin e komisionit të qendrës së votimit ku ka shkuar për të votuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për "Vlerësim" në ngarkim të: V.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Xarë, Konispol.

“Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për arsye se ditën e sotme, gjatë kohës që ky shtetas ka shkuar për të votuar bashkë me nënën dhe nipin e tij në qendrën e votimit Nr. 4731/2 në shkollën 9-vjeçare të fshatit Xarë, Konispol, është konfliktuar verbalisht me kryetarin e komisionit, shtetasin F.S., 58 vjeç, banues në të njëjtin fshat”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco