Incidentet në Lezhë, flet ministri Demiraj: Drejtuesit e policisë në Lezhë nuk kanë qenë në nivel

Incidentet në Lezhë, flet ministri Demiraj: Drejtuesit e policisë në Lezhë nuk kanë qenë në nivel

20:14, 25/06/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i pranishëm në studion e SYRI.net është shprehur mbrëmjen e sotme se situata në Lezhë ka qenë e rëndë prej disa javësh.

Gjatë bisedës Demiraj u shpreh se Lezha ka qenë edhe zona kryesore ku edhe kanë ndodhur incidentet.

“Në Lezhë prej kohës situata nuk ka qenë e qetë. Unë vetë atje kam qenë disa herë i pranishëm. Drejtuesit e policisë në këtë zonë nuk kanë qenë në nivelin që unë kam kërkuar” është shprehur Demiraj në SYRI.net

Ndërsa duke folur për akuzat ndaj kreut të Policisë së Shtetit, ministri Dritan Demiraj është shprehur se “nuk kam informacione për përfshirjen e Haki Çakos në situata”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco