Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Vlorë/ Kapet duke fotografuar fletën e votimit, 54-vjeçari gris fletën dhe ia mbath

Vlorë/ Kapet duke fotografuar fletën e votimit, 54-vjeçari gris fletën dhe ia mbath

17:18, 25/06/2017
A+ Aa A-

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Vlorës ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim policor: R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj tij, pasi rreth orës 13:30, në ambientet e DVP Vlorë, është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen "Isa Boletini") që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi, njoftojnë burime zyrtare nga Polici e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco