Denoncimi i kreut të PS-së: LSI po jep nga 50 euro për një votë!

Denoncimi i kreut të PS-së: LSI po jep nga 50 euro për një votë!

16:37, 25/06/2017
A+ Aa A-

Delvina vijon të mbetet një zonë e nxehtë në këto zgjedhje. Ditën e sotme, kreu i Partisë socialiste në Delvinë, ka bërë një denoncim me shkresë zyrtare në Policinë lokale.

Në kallëzim, pretendohet se mbështetësit e subjektit politik LSI, po japin nga 50 euro për blerjen e votës së qytetarëve.

Por, burime nga policia lokale bëjnë me dije se efektivë të policisë kanë mbërritur në destinacionin ku është raportuar ngjarja dhe pasi janë bërë verifikimet e rastit, ka rezultuar se denoncimi i bërë nga nuk është i vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco