Vorë, militanti përplas me makinë kundërshtarin dhe arratiset

Vorë, militanti përplas me makinë kundërshtarin dhe arratiset

14:01, 25/06/2017
A+ Aa A-

Një përplasje ndërmjet dy militantëve politikë, LSI - PS ka ndodhur në fshatin Ahmetaq të Voorës. Njeri prej tyre, B.F. anëtar i LSI ka përplasur me makinë S.K. të PS-së duke e plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse autori është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftoi se rreth orës 13:20, tek numri i emergjencave 112, kishte ardhur një njoftim se në fshatin Ahmetaq, Vorë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar që shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e shtetasit B. F.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco