Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Tjetër ngjarje e rëndë në Lezhë, një i ri tenton të vrasë dy persona

Tjetër ngjarje e rëndë në Lezhë, një i ri tenton të vrasë dy persona

12:21, 25/06/2017
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia thanë se Eden Trokthi ka tentuar që të vrasë dy adoleshentë, duke i përplasur me makinë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2017, në orët e mbrëmjes , është marrë njoftim se në Tale në Lezhë , ka një konflikt. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se midis shtetasit Eden Trokthi, 20 vjeç, banues në Laç dhe E. N., 16 vjeç dhe N. N., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë, ka patur një konflikt të çastit, për motive të dobëta.

Menjëherë pas debatit verbal, Eden Trokthi , ka tentuar të vrasë shtetasit e lartpërmendur duke përplasur me automjetin e tij me shpejtësi të lartë, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, automjetin e ndaluar të shtetasit N. N.

Në atë moment pranë automjetit të shtetasit N. N., kanë qenë shtetasit N.N. dhe E.N., të cilët në momentin e përplasjes kanë mundur të shmangen duke mos pësuar lëndime.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta vëllai i shtetasit N.N. i cili ka qenë brenda në automjet , dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet e lartpërmendura të dëmtuara.

Eden Trokthi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Vrasje" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrim prone" "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri25/06/2017 12:27

Syri lsi po tenton destabilizimin e vendit! Eshte dhe kundra pd-se...hapni syte mos i vini pas avazit. Mendojeni mire

Shto koment

Denonco