FOTO/ Pako me ushqime për votat, në Shkodër ndalohet kreu i një partie politike

FOTO/ Pako me ushqime për votat, në Shkodër ndalohet kreu i një partie politike

22:33, 23/06/2017
A+ Aa A-

Një tjetër rast blerje vote është evidentuar në Shkodër. Një parti politike në këmbim të votave për ditën e dielë, 25 qershor, kishte vendosur të shpërndante ushqime për një lagje në qytetin e madh të veriut.

Burime nga policia thanë se ditën e sotme rreth orës 15:30 është marrë informacion se në Lagjen "Liria" Shkodër, tek një zyre elektorale, po behej shpërndarje pakosh me ushqime në këmbim të blerjes së votave.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër shkuan ne vendin e cituar.

Nga këqyrja e zyrës elektorale u konstatuan rreth 70 pako në qese plastmasi, me artikuj ushqimor.

Ato po shpërndaheshin nga Kryetari lokal i një subjekti politik, shtetasi P. Rr. 49 vjeç, banues ne Shkodër, si dhe shtetasi S. Gj, 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen "Skënderbeg" Shkodër.

Në polici ata deklaruan se pakot me ushqime po i shpërndanin për shtresat në nevojë, me rastin e festës së Bajramit.

Materjalet në ngarkim të këtyre shtetasve do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Korrupsioni aktiv në zgjedhje".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shaba24/06/2017 21:44

    Zoti dhe Allahu i Madh i ndeshkofte dhe denofte ne piken me te dhembshur te shpirtit dhe trupit ata qe paturpesisht, pandershmerisht dhe pamoralisht shesin dhe blejne voten!!! Te shesesh voten eshte njesoj si te shesesh femijen, te shesesh motren, te shesesh gruan, burrin, nenen dhe baben! Me te ndyret dhe me kriminelet jane ata qe e blejne voten, blejne pushtetin, blejne moralin!!

    Shto koment

    Denonco