VIDEO/ Shkatërrohet banda kriminale e Korçës, 5 në pranga. Ja emrat

VIDEO/ Shkatërrohet banda kriminale e Korçës, 5 në pranga. Ja emrat

16:46, 23/06/2017
A+ Aa A-

Goditet një grup i strukturuar kriminal i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe falsifikimit të dokumenteve, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se në kuadër të operacionit “Euro Kart” u sekuestruan rreth 25 kg kanabis, aparate lojërash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumenteve.

Në pranga ranë Artur Feçanji, 51 vjec, Thanas Sholla, 54 vjeç, Asqeri Bebri, 49 vjeç, Vladimir Furtuna, 58 vjeç si dhe Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

NJOFTIMI I POLICISE

‘Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“ neni 190/2 e 25 iKodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal.

Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit, ku në përfundim të këtij plani Operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

1. Artur Feçanji, 51 vjeç, banues në Korçë,

2. Thanas Sholla, 54 vjeç, banues në Korçë,

3. Asqeri Bebri, 49 vjeç, banues në Korçë,

4. Vladimir Furtuna, 58 vjeç, banues në Korçë,

5. Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Rreth 25 kilogram e dyshuar lëndë narkotike kanabiss sativa

– 700 euro të prerës 50 euro copa,

-8 telefona të markave të ndryshme.

– 15 karta sim të kompanive të ndyshme,

– Një aparat për lojra fati,

-Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive,

-Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar,

– Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin,

-Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja,

– Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke,

– Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)

-Dokumenta të ndyshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)

– Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare .

– Solucione të posaçme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,

-Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumentave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco