HARTA/ Mbyllja e fushatës, ja rrugët që bllokohen në Tiranë, që nga ora 17:00

HARTA/ Mbyllja e fushatës, ja rrugët që bllokohen në Tiranë, që nga ora 17:00

12:08, 23/06/2017
A+ Aa A-

Për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, policia e Tiranës bën me dije se duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugore.

 Rruget e bllokuara:

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri tek kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri"

- Rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me Rrugën "Papa Gjon Pali i II" deri tek kryqëzimi me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

 Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

 - Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga "Muhamet Gjollesha", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin Rrugorë "Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri"

 - Linja Urbane Kamëz - Tiranë - Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi "Parisi" tek Rruga e "Durrësit"(Kafe Flora)

 - Linja Urbane T.E.G. - Kopësht Zologjik - Qendër - ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi "Uillson", do të spostohet përkohësisht në Rrugën "Sami Frashëri", Bulevardi "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin Rrugorë "Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës"

 Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Shqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

 - Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit "Asllan Rusi"

- Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën "Muhedin Llagani"( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)

- Ardhja nga Rruga e "Elbasanit" do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë

- Ardhja nga Rruga "Bardhyl" do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco