Ekzekutimi me 4 plumba i tropojanit në Vlorë, dyshime se spiunoi për kanabis sativa

Ekzekutimi me 4 plumba i tropojanit në Vlorë, dyshime se spiunoi për kanabis sativa

09:36, 22/06/2017
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Fation Sinanit, të riut që u qëllua me 4 plumba mbrëmjen e dy ditëve më parë në lagjen ‘Partizani’ të Vlorës.

I riu me origjinë nga Tropoja, por që jetonte prej 5 vitesh në Vlorë u vra në derën e shtëpisë së tij, ndërsa policia më në fund ka dalë edhe me një pistë hetimi, shkruan SYRI.net.

Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se dyshimet janë që ai të jetë vrarë për drogë, kanabis sativa pasi ai dyshohet se 1 vit më parë ka punuar në një parcelë në Vlorë.

Deri më tani është një person i shoqëruar në lidhje me krimin, por edhe ai nuk e ka pranuar vrasje, duke u shprehur se nuk kishte të bënte me të.

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco