I zoti i makinës që shpërtheu: Nuk e di pse më ndodh, më kanë vrarë dhe gjysmën e familjes Foto nga vendi i ngjarjes

I zoti i makinës që shpërtheu: Nuk e di pse më ndodh, më kanë vrarë dhe gjysmën e familjes

11:25, 21/06/2017
A+ Aa A-

Elton Ismaili, pronari i makinës që iu vu tritol mbrëmjen e së martës në Vlorë, ka deklaruar se  pavarësisht tritotil që i vunë dhe 5 vrasjeve në familjen e tij, ai nuk e di nga kush i vijnë këto dhe kërkon që Policia dhe Prokuroria të gjejnë autorët. Ismailit në fakt, vite më parë i kanë vrarë në një atentat motrën, vëllanë, dajën dhe ortakun e tij.

Në një rrëfim për mediat nga Vlora, Ismaili tregon:

"Isha në banesën e prindërve kur ndodhi shpërthimi. Makina ishte parkuar pranë shtëpisë së tyre. U alarmova nga shpërthimi i fuqishëm. Ishim 4 metra larg, fati ynë që shpëtuam. 

Nga ora 9 kisha ardhur familjarisht tek shtëpia e plakut për vizitë. Ndenjëm nja dy orë. Sa hapa derën dëgjuam jë shpërthim të fuqishëm. Dola me vrap. Mjeti këtu copë copë në mënyrë barbare i shpërthyer. Në mënyrë barbare. Fëmijët u alarmuan.

Kam pasur kërcënime edhe më parë. Më janë vrarë familjarë dhe nuk ka pasur asnjë autor; 4 - 5 ngjarje të rënda të pazbardhura. Kështu nuk ndihemi të sigurtë, më shumë për fëmijët, sesa vetë...Asnjë nga këto 5 vrasje që janë bërë nuk është zbardhur."

I pyetur nëse ka pasur probleme si ai i mbrëmshmi, me tritol, ai tha: "Kemi pasur një ngjarje të tillë pranë pronës sime tek xhamia, para disa vitesh, edhe ajo e pazbardhur.

Nuk kemi asnjë dijeni nga vijnë këto gjëra dhe shpresoj që të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë." 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco